Vetëm një javë para fillimit të sezonit pranverorë të kampionatit në Ligën e pare dhe të dytë në futbollin vendor sot në stadiumin e Gjorçe Petrovit ndeshje kontrolluese kanë zhvilluar Makedonija Gj.P anëtare e elitës së futbollit dhe klubi i futbollit Besa e Dobërdollit kampione vjeshtore në Ligën e dytë. Pas 90 minutave lojë ndeshja e fundit kontrolluese ka përfunduar me barazim 1-1. Autor të golit për ekipin nga Dobërdolli ishte prurja më re Emir Skenderi i cili erdhi pikërisht nga ekipi Gjorçe Petrobit, ndërsa ka barazuar Xhonatan Balotelli.
Në bazë të lojës së dy ekipeve mund të thuhet se Besa është rrugën e mire për të vazhduar rrugëtimin e sukseseve edhe në pjesën pranverore drejtë realizimit të aspiratave të veta për kualifikim në Ligë të pare, ndërsa Makedonija Gj.P e cila nuk është në nivelin e dëshiruar do ta ketë vështirë që të siguron mbijetesë. Në xhiron e 19-të Makedonija Gj.P është nikoqire e ekipit tetovar Shkëndija.