Anulohet greva në Fondin për Sigurim Shëndetësor

GREVA NË FSSH

Është anuluar greva e punonjësve në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Vendimi vjen pas seancës së sotme të Këshillit Drejtues dhe Sindikatave.

“Uniteti midis punonjësve, me qëllim që të mos ulen pagat për 21%, por edhe rëndësia e shërbimeve që i ofron Fonsi, kompetentët duhet të lëshojnë pe dhe ta konstatojnë vlerën e deritashme të pikës” – thuhet në një njoftim në Facebook të Sindikatës.

Nga Sindikata presin që pas 31 majit, vendimi për vlerën e pikës të mbetet I njëjtë, në të kundërtën, sic thonë, greva sërish do të aktivizohet.

Seanca e Këshillit Drejtues të Fondit për Sigurim Shëndetësor vjen pasi dje u dërgua kërkesa e Sindikatës së punonjësve deri te Kryeministri Talat Xhaferi.

Sipas Sindikatës, mbretëroi mirëkuptimi në Qeveri dhe në seancën e djeshme, miratoi konkluzion të ri me cka shfuqizoi rekomandimin paraprak që ishte dërguar te Këshilli Drejtues dhe miratoi rekomandim të ri, që vlera e pikës të jetë e njëjtë.

U.d Drejtori i FSSH-së, Asaf Abdurahmani, dje në Facbook njoftoi se është miratuar vendimi për vlerë të njëjtë të pageve deri më 31 maj 2024.  /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share