Sekretari amerikan i Shtetit takohet me kryeministrin izraelit

Një takim midis Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken dhe kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu filloi të mërkurën në orën 11:50 të mëngjesit me orën lokale në Tel Aviv, sipas një grupi gazetarësh që udhëtonin me sekretarin.

Takimi ishte i mbyllur për shtyp.

Blinken po qëndron në Izrael për takime me zyrtarë kryesorë të qeverisë për të bërë presion për një “pauzë humanitare” ndërsa presioni ndërkombëtar dhe i brendshëm i SHBA-së për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza vazhdon të rritet.

Ai gjithashtu pritet të udhëtojë në Bregun Perëndimor si pjesë e udhëtimit të tij, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Blinken tha të martën se do të diskutonte përgjigjen e Hamasit ndaj një propozimi që synon të sigurojë lirinë e pengjeve të mbetura dhe një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve në Gaza me zyrtarët izraelitë.

Lexo gjithashtu

Kush është Liz Truss?

Si fëmijë, Liz Truss ka marshuar në demonstrata kundër atëbotë kryeministres konservatore, Margaret Thatcher. Në moshë të rritur,…
Më tepër
Total
0
Share