LSDM-ja dhe VMRO-ja zotohen se do t’i mbështesin studentët!

KËRKESAT E STUDENTËVE

LSDM-ja thotë se mbështet studentët dhe kërkesat e tyre dhe se si rezultat I dialogut kanë bërë progress të drejtave të studentëve dhe se kanë vendosur masa të reja krejt kjo në dobi të studentëve.

“Vazhdimisht I dëgjojmë kërkesat e tyre, kërkojmë mënyra se si të pëmirësohet implementimi I kërkesave të tyre. Kemi bërë disa ndryshime. Kemi rritur shumën, numrin e ditëve kur pranohet shujta e sunvencionuar studentore nga e hëna deri të shtunën. Kështu do të jetë edhe me kërkesat më të reja të studentëve” – tha Sanela Shkrijelj – deputete e LSDM-së.

Nga ana tjetër Grupi Parlamentar I VMRO-DPMNE-së thotë se ka realizuar takim me përfaqësues të studentëve. Edhe nga opozita maqedonase thonë se mbështesin kërkesat e studentëve, vecanërisht në pjesën e ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për shujta studentore.

“Ligji do të gjendet në seancën e nesërme, por ajo që kemi vërejtur është se është vënë si pikë e 23 e rendit të ditës. Do të kërkojmë që kjo pikë të jetë prioritare dhe të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës dhe vlerësojmë se është shumë e rëndësishme që të ketë konsensus lidhur me kërkesat e studentëve dhe s`ka nevojë që procedura të zvarritet” – tha Marija Petrushevska, deputete e VMRO-së.

Studentët dje dolën në rrugë. Pavarësisht se autoritetet e Ministrisë së Arsimit njoftuan për pagesën e bursave ata thanë se është me katër muaj vonesë. Gjithashtu gjatë protestës u tha se edhe shujtën studentore nuk e marrin me kohë. Kërkojnë nga autoritetet që bursat të lëshohen me kohë, ndërsa të rritet edhe çmimi i shujtave. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share