Fluturimi historik i helikopterit të MPB-së

I RIU NGA SHKUPI TRANSPORTOHET PËR MJEKIM NË VJENË

Në mengjes, personeli dhe Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm “8 Shtatori” bashkë me Zv/Ministrin plotësues të Brendshëm, Mitko Bojmacaliev dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, organizuan fluturimin e parë ndërkombëtar në historinë e vendit me anë të helikopterit nga Departamenti i njësive Ajrore të MPB-së, ku për trajtim mjekësor, nga Shkupi për në Vjenë, ishte transportuar I riu Leonid Indov.

Për transportin ishte angazhuar personeli I Spitalit “8 Shtatori” të cilët paraprakisht kishin kryer përgatitjet e domosdoshme për fluturimin drejt Austrisë.

“Pas marrëveshjeve intensive, spitali u furnizua dhe vendosi pajisje bashkëkohore për trajtim intensiv të pacientëve për transport urgjent mjekësor. Bashkë me MPB-në konstatuam rrugëtimin mjekësor dhe të sigurisë së lëvizjes së medikopterit, me qëllim që të të sigurtë të mbërrijë pacienti i shoqëruar nga ekipi me përvojë mjekësor për mjekim në Klinikën e Vjenës”, tha Hristijan Kostov.

Nga MPB-ja kanë falëndeuar Qeverinë e Sllovenisë dhe Ministrinë e Jashtme sllovene, të cilët në frymën e miqësisë para disa muajve kishin siguruar një pjesë të pajisjeve mjekësore.

“Urime për ekipet toina për përgatitjet thelbësore dhe bashkëpunimin midis MPB-së dhe Personleit mjekësor të Spitalit “8 Shtatori”, me çka konfirmuam se po i përforcojmë kapacitetet tona si shtet për reagim të shpejtë në raste urgjente mjekësore”, tha Mitko Bojmacaliev.

Ndryshe, i riu Leonid Indov, ka pësuar lëndime të rënda në shpinë verën e kaluar në Greqi dhe pas kthimit nga Spitali I Selanikut ishte trajtuar në Spitalin privat “Zhan Mitrev”./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share