LEN: Kërcënimi ndaj Taravarit, akt kundër demokracisë

Lidhja Europiane për Ndryshim ka reaguar për plumbin e gjetur në oborrin e kryetarit të ASH-së Arben Taravari.

Në kumtesë për mediat thonë se kërcënimi ndaj Taravarit është një akt i rëndë kundër demokracisë dhe vlerave Evropiane.

Nga LEN akuzojnë pushtetin për këtë rast dhe thonë se, “kjo mënyrë e funksionimit të BDI-së dhe LSDM-së, nuk e frikëson aspak opozitën por vetëm e bënë më të fuqishme”.

Nga opozita shqiptare thonë se “Vrullin e popullit për ndryshim nuk mund ta ndal askush dhe se ky është alarm i madh edhe për faktorin ndërkombëtar i cili tani e ka më se të qartë se çka po ndodh në vendin tonë dhe me çfarë pushteti ka punë!”./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share