10 orë iu deshën trenit të udhëtarëve të shkojnë nga Shkupi në Manastir

Treni i udhëtarëve i cili dje pasdite u nis nga Shkupi në orën 14:30 në Manastir ka mbërritur 30 minuta pas mesnate. Ka udhëtuar 10 orë sepse e kanë ndaluar në stacionin e trenit në Bogomillë.

Siç informuan MIA-n nga Stacioni Hekurudhor Veles, shkak ka qenë prishja e lokomotivës së një treni mallrash në afërsi të fshatit Slepçe, për shkak të së cilës hekurudha është bllokuar. Lokomotiva e prisgur është tërhequr nga një tjetër në orën 21:50, kur treni i udhëtarëve nga Bogomilla ka vazhduar për në Manastir.

Udhëtarët nga treni i udhëtarëve i mbingarkuar me tre vagona, dje kanë reaguar në rrjetet sociale për shkak të pritjes së gjatë në stacionin në Bogomillë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share