Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë thashathemet se Erling Haaland do të largohet nga ekipi, ai tha se kjo po bëhet që sulmuesi të shqetësohet.
Javën e kaluar, raportet nga Spanja sugjeruan 23-vjeçari ishte i pakënaqur me jetën në Mançester dhe po kërkonte të largohej nga klubi në verë me raportet që e lidhnin atë me Los Blancos.
Kur Guardiola u pyet nëse klubi donte që Haaland të qëndronte, Guardiola tha: “Çfarë mendoni? Që ne nuk duam që Erling të qëndrojë këtu për një dekadë? Ne e duam atë – për një kohë të gjatë, të gjatë në këtë klub. Për një kohë të gjatë Ne jemi të dashuruar me të, ne e duam atë”, raporton Goal.com, transmeton Klankosova.tv.