Pesë fitore të skuadrave vendase dhe dy për ekipet mysafire, është epilogu i shtatë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Derbi i ditës së sotme u zhvillua mes Denverit dhe Portland që përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 112-103, pë ekipin kampion në fuqi Denver ishte kjo fitorja e 35-të sezonale kundrejt 16 humbjeve nga 51 ndeshje. Lojtari më efikas në ndeshje ishte Nikolkla Jokmiq me 29 pikë, ndërsa në krahun e kundërt spikati Ayton, i cili shënoi 27 pikë.
Një ndeshje shumë interesante ishte ajo mes ekipit Utah Jazz dhe Milwaukee që përfundoi me fitoren e vendasve 123-108, përkundër faktiot se te skuadra mysafire shkëlqeu basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo, i cili shënoi 33 pikë, me 7 kërcime e 13 asiste. Skuadra e Los Angeles Clippers vazhdon me serinë e sukseseve, pasi kësaj radhe në transfertë mundi Miamin me rezultat 103-95. Fitore kanë shënuar edhe dy skuadrat kryesuese në Perëndim, Oklahoma kundër Torontos me rezultatin 135 -127, ndërsa Minnesota mundi Houston me rezultat të sigurtë 111-90. Lideri në tabelën e klasifikimit në Lindje , Boston pa probleme ka shënuar fitorene radhës kundër Memfis 131-91. Boston kryeson tabelën me 38 fitore e 12 humbje
Rezultatet e sotme
Boston – Memphis 131-91
Charlotte – Indiana 99- 115
Miami – Los Angeles Clippers 95-103
Minnesota – Houston 111-90
Oklahoma – Toronto 135 -127
Utah Jazz – Milwaukee 123-108
Denver – Portland 112-103