Serbët e zhvendosur paralajmërojnë bllokimin e qarkullimit në Rudar

Serbët kanë paralajmëruar se do ta bllokojnë qarkullimin e pasagjerëve në Rudar për të gjitha automjetet e drejtuara nga shqiptarët përmes Merdarës drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe më tej në drejtim të Suboticës, njoftoi Shoqata e serbëve të zhvendosur nga Kosova me seli në Kurshumli.

Në deklaratën e kësaj shoqate thuhet poashtu se bllokada e rrugës do të bëhet çdo të hënë për tre orë.

Siç thuhet, bllokimi i rrugës do të bëhet për shkak të “terrorit ndaj serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare në Kosovë kohëve të fundit”, shkruan Euronews.rs, transmeton Klankosova.tv.

Në deklaratën e kësaj shoqate thuhet poashtu se bllokada e rrugës do të bëhet çdo të hënë për tre orë.

Kjo shoqatë pretendon se serbët e shpërngulur kanë pritur 25 vjet që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share