Kili shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas zjarreve

51 persona kanë humbur jetën, ndërsa shqetësimi më i madh është se flakët po përhapen në zonat e banuara

Zjarret që kanë përfshirë pyjet në Kilin qëndror kanë vrarë të paktën 51 njerëz dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të vazhdojë të rritet.

Flakët janë pëhapur në Valparaiso, shtëpia e afro 1 milion banorëve në Kilin qëndror, ndërsa zjarrfikësit përdorën helikopterë dhe kamionë për të shuar zjarret.

Zonat përreth qytetit turistik bregdetar të Vina del Mar kanë qenë disa nga më të goditurat dhe ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të arrinin të gjitha zonat e prekura.

Gjendja është kritike edhe në Valparaiso dhe se vendi po përballet me fatkeqësinë e tij më të keqe që nga një tërmet i vitit 2010 që vrau rreth 500 njerëz. Në qytetet Estrella dhe Navidad, në jugperëndim të kryeqytetit, zjarret kanë djegur rreth 30 shtëpi dhe kanë detyruar evakuime pranë resortit të sërfit të Pichilemu.

Sipas autoriteteve në të gjithë vendin janë 92 zjarre aktive, ndërsa rruga e cila lidh Valparaison me kryeqytetin Santiago, u mbyll pasi një re e madhe tymi reduktoi dukshmërinë.

Presidenti i Kilit Gabriel Boric ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa zjarret e fuqishme kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje që nga e premtja në qytetet bregdetare duke i detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre në rajonet qëndrore .

Autoritetet kanë bërë të ditur se shqetësimi më i madh është se disa nga zjarret aktive po përhapen më shumë pranë zonave urbane me një potencial shumë të lartë për të prekur njerëzit, shtëpitë si dhe objekte të tjera.

Zjarret po nxiten nga një valë e nxehtë dhe thatësirë që ka prekur pjesën jugore të Amerikës si pasojë e fenomenit El Nino.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share