LSDM: Mickoski nuk ka as plan e as vizion

Nuk ka të ardhme me DPMNE-në, thonë përmes një reagimi nga LSDM, prej ku akuzuan kryeopozitarin Mickoski, si politikan pa të ardhme dhe pa vizion, përcjell KlanM.

“Mickoski ka thënë publikisht në televizion se me DPMNE nuk ka anëtarësim në BE as pas 100 vjetësh. Në një raport të Komisionit Evropian, DPMNE përmendet si pengesë për reformat në Kuvendin e Maqedonisë dhe progresin. Prej dy vitesh ata zbatuan një bllokadë aktive, përveç ligjeve bllokojnë dhe rrugën europiane të vendit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Anëtarësimi në BE, sipas LSDM-së, është qëllimi i dytë strategjik i shtetit pas anëtarësimit në NATO./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share