Rreth 40 të vrarë nga sulmet e SHBA ndaj militantëve në Irak e Siri

Ky është vetëm fillimi. Shtetet e Bashkuara nisën nga e premtja sulme ajrore në Irak dhe Siri kundër mbi 85 objektivave të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC) dhe milicitë që ajo mbështet, duke vrarë rreth 40 vetë, si hakmarrje për sulmin vdekjeprurës ndaj trupave amerikane.

Sulmet, ku u përfshinë bombarduesit me rreze të gjatë B-1, ishin të parat kundër grupeve militante të mbështetur nga Irani, ndërsa më shumë operacione ushtarake priten në ditët në vijim. Sulmet intensifikuan konfliktin e përhapur në rajon nga vala e luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Nasser Kanaani tha në një deklaratë se sulmet përfaqësojnë “një tjetër gabim aventuresk dhe strategjik të Shteteve të Bashkuara që do të rezultojë vetëm në rritje të tensionit dhe destabilitetit”.

Iraku thirri të ngarkuarin me punë të SHBA-së në Bagdad për t’i paraqitur një protestë zyrtare. Forcat e Mobilizimit Popullor të Irakut, një forcë shtetërore e sigurisë, duke përfshirë grupe të mbështetura nga Irani, tha se 16 anëtarë të saj u vranë, duke përfshirë luftëtarë dhe mjekë. Qeveria më herët tha se civilët janë në mesin e 16 të vdekurve. Sulmet u urdhëruan si kundërpërgjigje nga presidenti Joe Biden. Këto nuk do të jenë sulmet e fundit, tha të premten nëpërmjet telefonit gjeneral lietnant Douglas Sims, drejtor i operacioneve për Shtabin e Përgjithshëm.

Ndër objektivat e goditur ishin qendrat e komandës dhe kontrollit, qendrat e zbulimit, depot e raketave dhe dronëve, objekte të logjistikës dhe furnizimit me municione për grupet paraushtarake dhe sponsorët e tyre nga Garda Revolucionare e Iranit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share