Takimi Xhaferi – Kjuçuk

Anëtarësimi në BE mbetet qëllim strategjik për RMV-në

Kryeministri Talat Xhaferi ka realizuar një takim me Eurodeputetin Ilhan Kjuçuk, raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian.

Në takimin Xhaferi – Kjuçuk është vlerësuar lartë mbështetja e eurodeputetit për të promovuar dosjen e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian. Si shembull i suksesshëm, siç thuhet në komunikatën e Qeverisë, është përmendur procesi “Dialogu Zhan Mone”, në kudarë të së cilës janë zhvilluar bisedimet rreth Rregullores së re të Kuvendit, të miratuar me konsensus nga deputetët

Në takim janë këmbyer mendime për progresin e vendit në kontekst të integrimit në BE, si dhe për situatën e brendshme politike para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Kryeministri Xhaferi ka theksuar se anëtarësimi në BE mbetet qëllim strategjik i RMV-së.

“Janë këmbyer mendime për reformat e arritura në vend si dhe për dinamikën e raporteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se vazhdimi i procesit të zgjerimit është në interes të BE-së, kurse në këtë mënyrë vendet e Ballkanit Perëndimor do të fokusohen në përforcimin e zbatimit të proceseve reformuese”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Duke uruar Xhaferin për postin e Kryeministrit, sic thuhet në komunikatë, eurodeputeti Kjuçuk ka potencuar se zgjedhja e tij paraqet sukses jo vetëm për RMV-në por edhe për gjithë rajonin, duke e bërë vendim edhe një herë shembull për shumë vende evropiane për funksionimin me sukses të demokracisë multietnike./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share