RIBRENDIMI ME MBI 10 ORË PROGRAM LIVE NË DITËN HISTORIKE!
Me pamje dhe llogo tjetër, sikurse nëpër rrjetet sociale poashtu edhe në grafikat e emisioneve informative televizive … Klan Maqedoni po ribrendohet…
Ribrendimi nisi më 28 janar, në ditën historike, kur në Maqedoni të Veriut u zgjodh Kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi.
Klan Maqedoni në bashkëpunim me Klan Kosovën që nga mëngjesi i 28 janarit, minutë pas minute, përcolli tek teleshikuesit ngjarjet më të rëndësishme të ditës historike…
Specialja filloi me nisjen e Talat Xhaferit nga Forina për të mbërritur në Kuvend, aty ku do të votohej si Kryeministër…
Studio e hapur me analistë, raportime nga Kuvendi, gazetarë në terren anketa me qytetarët… Të gjithë sektorët në Klan Maqedoni u mobilizuan për ta informuar publikun, qoftë LIVE apo përmes rrjeteve sociale…
Prapaskenat tregojnë angazhimin e të gjithëve për të prodhuar një format tjetër televiziv ku gjithcka bëhet LIVE…
Një bashkërendim I përkryer me Klan Kosovën solli personazhet e ditës në Klan Maqedoni … Talat Xhaferin dhe Ali Ahmetin përballë gazetarëve më me zë të rajonit …
Nuk mungoi simbioza televizon – rrjete sociale…
Derisa Talat Xhaferi përmes intervistës nisi ardhjen në Kuvend, Artan Grubi dhe Ali Ahmeti këtë e bënë përmes këngës…
Detajet e modës me moton për Kryeministrin Shqiptar do të bëhen virale…
Klan Maqedoni nisi ribrendimin me mbi 10 orë program LIVE në ditën historike kur u zgjodh Kryeministri Shqiptar në RMV… Ka edhe shumë punë për t`u bërë…Mbase sfidat e rradhës do të jenë mbulimi televiziv I zgjedhjeve të dyfishta në prill e maj të këtij viti…
/KlanMacedonia