220 aplikime për subvencione për blerjen e kondicionerëve inverter

Nga fillimi i hapjes së subvencioneve për kondicioner inverter janë depozituar 220, aplikime, që flet për interesin e madh të qytetarëve për marrjen e mjeteve për kompensim për një pjesë të shpenzimeve. Sipas vlerësimeve për pagesën në vlerë maksimale mbeten mjete financiare për rreth 120 aplikime. Nëse plotësohet numri prej rreth 340 kërkesave, aplikimi online do të ndërpritet automatikisht për të shqyrtuar kërkesat dhe në përputhje me të të bëhet vlerësimi i mjeteve financiare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2022 për këtë qëllim janë parashikuar 24 milionë denarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Thirrja publike përfshin qytetarët të cilët kanë blerë kondicioner inverter nga data 01.01.2022, deri në përfundimin e Thirrjes publike më 01.11.2022 ose në ditën e shterimit të mjeteve. Qytetarëve do t’u kompensohen plotësisht shpenzimet për blerjen e kondicionerëve inverter, por jo më shumë se 62.000 denarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share