Xhaferi në Klan Macedonia: Nuk do të doja t’i komentoja sjelljet e partive politike opozitare shqiptare

Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut, ka folur për komentet dhe deklaratat që i mori sot nga opozita si shqiptare dhe ajo maqedonase në Kuvend.

Ai për Klan Macedonia në intervistën e tij të parë ekskluzive ka theksuar se ai ka punuar çdo herë për të gjithë qytetarët në të mirë të të gjithëve.

“Nuk do të doja të komentoja sjelljet e partive politike opozitare shqiptare, shpresoj që shqiptarët t’i shohin ndryshe këto punë, dhe përgjigjet do t’i japin ato më mirë”.

“Ndaj mendimin se nuk mbisundonte aspekti i përkatësisë etnike në opinion, edhe pse ndoshta në prapavijë ka qarqe se edhe atë kontekst e kanë kundërshtimin. Mbi të gjitha akuzat konkrete ishin kundndrejt detyrës paraprake në mënyrë të duhur apo jo të duhur”.

“Personalisht më gëzon fakti që në radhët e bashkëqytetarëve maqedonas të shumtë janë ata që në mënyrë të drejtëpërdrejtë më drejtohen me uratat për mënyrën në menaxhimin e institucionit paraprakisht”, ka thënë Xhaferi./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share