Dermatologët: Të rrezikshme për fëmijët produktet e kujdesit të lëkurës

“Trendi në rritje i fëmijëve deri në moshën tetë vjeç që përdorin produkte për kujdesin e lëkurës mund t’i lërë ata me probleme të pakthyeshme të lëkurës”, ka paralajmëruar Shoqata Britanike për Dermatologët.

Disa fëmijë po ju kërkojnë prindërve të tyre produkte për kujdesin e lëkurës pasi i kanë parë të përdorura nga influencuesit e tyre të preferuar në platforma të tilla si YouTube dhe TikTok.

Por shumë prej tyre përmbajnë përbërës aktivë potencialisht të dëmshëm të destinuar vetëm për të rriturit që mund të provokojnë alergji ose ekzemë.

Përmbajtja e kujdesit për lëkurën është e pakufizuar në mediat sociale dhe shumë video rutinë të përditshme tërheqin miliona shikime./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share