Mexhiti: Së bashku me UNICEF-in dhe USAID-in, realizuam me sukses fushatën e imunizimit për fëmijët

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, dje ka mbajtur prezantimin e tij në manifestimin profesional kushtuar kujdesit shëndetësor parandalues, me fokus të veçantë në imunizimin dhe patronazhin, nën organizimin e organizatave ndërkombëtare UNICEF dhe USAID.

Mexhiti theksoi se kujdesi shëndetësor parandalues është një nga shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor.

“Gjatë periudhës së kaluar, kemi punuar me përkushtim për këtë reformë. Kemi miratuar protokoll të ri, gjegjësisht udhëzime për përshkrimin e ilaçeve për terapi kronike me mjekun e familjes. Tashmë ata e marrin shërbimin shëndetësor më afër vendbanimit të tyre. Me mbështetjen e agjencive të OKB-së, realizuam me sukses fushatën e imunizimit me mbi pesë mijë fëmijë të vaksinuar ose caktimi i termineve për vaksinim. Janë shpërndarë mbi 13.000 materiale edukative për vaksinimin rutinë dhe kundër Kovid”, tha Mexhiti.

Ai informoi se në periudhën në vijim do të punohet në mënyrë aktive edhe në pjesën e vizitave në shtëpi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share