Sot kur është dita ndërkombëtare e Arsimit, arsimi në vend ndodhet në një kolaps të vërtetë – konstatojnë nga opozita shqiptare, përcjell KlanM. Sipas LEN, para shkollave të vendit zhvillohen protesta shoviniste me qëllim, siç thonë ata, pengimin e të drejtës për tu arsimuar. LEN vë në pag mungesën e librave për nxënësit si dhe mungesën e kushteve elementare në shkollat shqiptare.
“E që vendi i udhëhequr nga LSDM-BDI del më shoviniste se Rusia, këtë e dëshmon fakti që pikërisht para shkollave sulmohen gazetarët dhe tentohet edhe të ndalohet dhe fjala e lirë. Lidhja Europiane për Ndryshim dënon ashpër edhe protestat që kanë për qëllim ndalimin e mësimit në gjuhën shqipe, por edhe sulmin ndaj gazetarëve. Po ashtu kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të mos flejë, por menjëherë të veprojë si për dhunuesit ndaj gazetarëve ashtu edhe ndaj atyre që dëshirojnë të ndalojnë zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe”, thuhet në reagimin e LEN./KlanMacedonia