Italia miraton projektligjin për ratifikimin e protokollit për emigrantët me Shqipërinë!

Dhoma e Deputetëve në Parlamentin italian ka miratuar projektligjin për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët.

“Me miratimin e projektligjit të ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri, vendoset rruga për politikat e reja migratore dhe për mbrojtjen e kufijve,” tha Tommaso Foti, kryetari i grupit parlamentar të ”Fratelli d’Italia”, në parlamentin Italian.

“Kjo do të mërzitë të majtën. Rruga e ndjekur nga presidentja Giorgia Meloni për emigracionin bind BE-në dhe po sjell rezultate të mira, siç tregohet nga rënia e zbarkimeve nga Tunizia, konfirmuar dhe vlerësuar edhe nga Komisioni Europian”, shtoi ai.

Më tek ai vijoi se “Protokolli do të lehtësojë barrën që rëndon mbi Italinë falë zhvendosjes së procedurave logjistike të lidhura me pritjen fillestare dhe riatdhesimet dhe do të luftojë më shumë Therëse kundër flukseve të parregullta migratore dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

“Përkundër të majtës që prej vitesh pretendon mirëseardhjen pa kriter, qeveria Meloni po e menaxhon konkretisht këtë fenomen, duke synuar diplomacinë dhe dialogun”, përfundoi Foti.

​/ SCAN

Lexo gjithashtu
Total
0
Share