KF Besa e Dobërdollit, udhëtoi në Turqi për fazën kryesore të përgatitje

Lideri në renditjen tabelore në Ligën e dytë të futbollit vendor  klubi i futbollit Besa nga Dobëdolli, nga dita e sotme dhe deri më 3  shkurt do të qëndrojë në një nga  qendrat e njohura sportive Alanja të Turqisë, ku  do të zhvilloj fazën kryesore  të përgatitjeve  për pjesën pranverore  të kampionatit që starton më 18 shkurt.

Ekipi në  Turqi  do të punon në bazë të plan programit të hartuar  nga  trajner Aleksandër Tanevski, ku krahas seancave të rregullta stërvitore dhe aktiviteteve tjera do të zhvillon edhe  katër ndeshje kontrolluese me ekipe të cilat gjithashtu përgatiten në Turqi.

Pjesa pranverore e kampionatit fillon më 18 shkurt, ndërsa në ndeshjen e  xhiros së 16  janë nikoqire  të Osogovës nga Koçani. Kujtojmë se  Besa kryeson tabelën me 40 pikë, pasi nga  15  ndeshjet e sezonit  vjeshtor  ka 13 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje me  gol-averazh  28-8./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share