Voska Sport mundi Karaormanin 5:0, në ndeshjen e parë kontrolluese

Në kuadër të përgatitjeve  për pjesë pranverore të kampionatit në Ligën e pare të futbollit vendor , klubi I futbollit  Voska Sport   gjatë ditës së sotme  ka  zhvilluara  ndeshjen e parë kontrolluese  me  ekipin e Ligës së dytë Karaormnin e Strugës.  Pas  90 minutave  ku dy trajnerët e ekipeve  inkuadruan të gjithë futbollistët  që kanë disponim  rezultati përfundimtar mbeti  5-0 në të mire ekipit që drejtohet nga Miljan Radoviq. Autor të golave  ishin Nikolla  Sharkovski dhe Alen Jasharovski në pjesën e parë, ndërsa  Abdulhadi Jahja 2 dhe  Valentin Koçovski  shënuan në pjesën e dytë .

Në kë  ndeshje te  skuadra e Voska Sport kanë debutuar edhe prurjet e reja me të cilët trajneri Radoviq ka mbetur i kënaqur  me angazhimin e tyre.

 Skuadra e  Voska Sport  kështu deri më 18  shkurt do të vazhdon përgatitjet, ndërkohë edhe  do të zhvillon  ndeshje kontrolluese  sipas  plan programit të hartuar nga stafi teknik,.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share