Bitcoin ndal humbjet, ngjitet pranë $40,000 – Analistët parashikojnë se në afatshkurtër mund të bjerë në $36,000

Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke ndalur rënien disa ditore. Të martën, bitcoin zbriti poshtë 39,000 dollarëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga 1 dhjetori, ndërsa sot kja fituar rreth 2% në vlerës, duke u ngjitur pranë 40,000 dollarëve.

Bitcoin ka rënë me rreth 19%, që kur regjistroi nivelin e 49,000 dollarëve, menjëherë pasi autoritetet në SHBA miratuan fondet e tregtuar në shkëmbim. Disa analistë kanë vënë në dukje presionin afatshkurtër të shitjes pasi nga fondi Grayscale Bitcoin Trust kanë dalë rreth 2 miliardë dollarë që nga 19 janari, ndërsa iShares Bitcoin Trust i BlackRock dhe Ëise Origin Bitcoin i Fidelity kanë njohur flukëse hyrëse prej rreth 1 miliardë dollarë secili.

Në muajt përpara se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA të jepte dritën jeshile për të filluar tregtimin, investitorët blenë bitcoin në pritje të miratimit. Analistët e kanë pritur këtë korrigjim të bitcoin, ndërsa vijojnë të besojnë se rënia mund të rikthehet sërish drejt 36,000 dollarëve.

Në anën tjetër, pritshmëritë janë të larta që gjatë këtij viti bitcoin të kalojë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, prej 69,000 dollarë, në nëntor të vitit 2021. Rënia e bitcoin në javët e fundit ka ndikuar gjithashtu, edhe në rënien e tregut në tërësi.

Analistët shprehen se paqëndrueshmëria në tregun e kriptomonedhave do të vijojë, ndërsa ngjarja e radhës e rëndësishme do të jetë “përgjysmimi”, që pritet të muajin prill të këtij viti./SCAN

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share