Edhe demokratët në zgjedhje paraprake në këtë shtet
Në New Hampshire zhvillohet sot raundi i radhës i zgjedhjeve për kandidaturën republikane për presidencialet e këtij viti.
Donald Trump mori një shtysë të re pasi rivali kryesor i tij brenda republikanëve Ron DeSantis u tërhoq nga gara duke premtuar mbështetje për të. Ish-presidenti ka përballë tashmë vetëm diplomaten Nikki Haley, ndërsa ashtu si në Iowa, konsiderohet favorit kryesor për të marrë shumicën e 22 delegatëve që ofron ky shtet federal për konventën e qershorit. New Hampshire është një prej shteteve me numrat më të vogël të delegatëve.
Po këtë të Martë, në New Hampshire zhvillojnë edhe demokratët të parat zgjedhje paraprake për kandidatin presidencial. Për shkak të numrit të ulët, Joe Biden nuk është i pranishëm në fletën e votimit, por votuesit kanë opsionin që mes dhjetëra kandidatëve jo shumë të njohur për publikun, të vendosin edhe emrin që duan vetë.
Sondazhet për zgjedhjet e 5 Nëntorit, parashikojnë rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pas 4 vitesh të presidencës Biden.
Tv Klan