Forcat amerikane dhe britanike kryen një raund të ri sulmesh në Jemen, që kishte si pikësynim të godiste një vend magazinimi nëntokësor Houthi, ku mbaheshin raketat. Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se rreth 25 deri në 30 municione u hodhën nga avionët luftarakë të nisur nga një aeroplanmbajtëse amerikane. “Këto sulme të sakta kanë për qëllim të prishin dhe degradojnë aftësitë që Houthi-t përdorin për të kërcënuar tregtinë globale dhe jetën e marinarëve të pafajshëm”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Në përgjigjen e fundit, forcat amerikane dhe britanike kryen sulme në tetë lokacione të ndryshme në Jemen, me mbështetje nga Australia, Bahreini, Kanadaja dhe Holanda, sipas një deklarate të përbashkët të nënshkruar nga gjashtë vendet. Shpërthime të mëdha u raportuan në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, i cili kontrollohet nga Houthis.
Deri më tani, tetë raunde sulmesh gjatë muajit të kaluar kanë dështuar të ndalojnë sulmet e Houthi-ve kundër anijeve. Sulmet Houthi kanë ndërprerë transportin global dhe kanë ngjallur frikën e inflacionit global. Ata gjithashtu kanë thelluar shqetësimin se pasojat nga lufta Izrael-Hamas mund të destabilizojnë Lindjen e Mesme. Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, e përshkroi valën e re të sulmeve në Jemen si “vetëmbrojtje” kundër “sulmeve të patolerueshme” të Houthis ndaj anijeve tregtare.
Anijet me kontejnerë kanë ndaluar ose devijuar nga Deti i Kuq që të çon në Kanalin e Suezit, rrugën nga Azia në Evropë. Shumë anije janë detyruar të marrin rrugën më të gjatë përmes Kepit të Shpresës së Mirë.
Ndërkaq ushtria izraelite ka shpallur ditën e saj më vdekjeprurëse për trupat që nga fillimi i pushtimit tokësor të Gazës me 24 ushtarë të vrarë. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, tha se mendohet se raketat goditën dy ndërtesave ku ndodheshin të stacionuar ushtarët.
Bombardimet ende vijojnë pranë spitaleve në Gazën jugore duke ndërprerë shumë operacione për të plagosurit që arrijnë aty. I gjithë Rripi i Gazës është prekur edhe një herë nga një ndërprerje pothuajse totale të telekomunikacionit dhe internetit mes sulmeve të pamëshirshme izraelite. Shqetësimi ndërkombëtar është rritur edhe për numrin e të vdekurve palestinezë në Bregun Perëndimor pasi kriza mund të bëhet edhe më e rëndë.
Klan News