Studimi: Një test i thjeshtë gjaku “shpëtim” për njerëzit me Alzheimer

Sipas një hulumtimi të fundit, një test i thjeshtë gjaku mund të jetë po aq i saktë në zbulimin e shenjave të sëmundjes së Alzheimerit sa testet më invazive dhe të shtrenjta apo çdo lloj injeksioni tjetër i dhimbshëm.

Matja e niveleve të një proteine ​​të quajtur ‘p-tau217’ në gjak, shkruan Sky News, mund të jetë po aq korrekte me këtë lloj testi. Kjo proteinë, sipas ekspertëve shëndetësorë është përgjegjëse për ndryshimet biologjike në tru për njerëzit me sëmundjen Alzheimer, e cila është një formë e demencës.

Tashmë me këtë lloj testi, diagnoza mund të përcaktohet më kollaj dhe shumë më herët.

Pasi morën në analizë 786 njerëz, studiuesit ishin në gjendje të përdornin testin “ALZpath p-tau217” për të identifikuar pacientët si të mundshëm, të ndërmjetëm dhe me pak gjasa që të preken nga sëmundja e Alzheimerit.

Sipas drejtuesit të këtijk studimi Richard Oakle ky lloj testi mund të jetë shpëtim për njerëzit që jetojnë me këtë sëmundje, por edhe për të pikasur ata që kanë gjasa të larta të preken prej saj. Megjithatë, do të kryhen një sërë testimesh të këtij lloji për t’u siguruar plotësisht për efektivitetin e tyre.

Alzheimer është forma më e përhapur ndër demencat, duke u shoqëruar me simptoma të tilla si humbja e kujtesës, si dhe aftësive të tjera intelektuale, në mënyrë aq të dukshme sa që kjo ndërhyn në jetën e përditshme të individit. Të sëmurët me Alzheimer përbëjnë 60-80% të rasteve me demencë.

Çdo 68 sekonda në botë, një njeri sëmuret ose zhvillon simptoma të Alzheimeri. Sëmundja e Alzheimerit është quajtur shpesh sëmundje e familjes, për shkak të stresit kronik që shkakton ndjekja e një personi të dashur i cili përkeqësohet vazhdimisht. Pavarësisht se është një sëmundje e pashërueshme, ndaj personave që kanë këtë sëmundje duhet treguar një kujdes i veçantë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share