Bajram Kadrija: VMRO me projektin “Shkupi 2014” e vonoi integrimin në BE

Sipas Bajram Kadrisë, deputet i BDI-së, procesi integrues i vendit u ndalua gjatë qeverisjes së VMRo-DPMNE-së. Kadrija theksoi se BDI është duke e drejtuar shumë më mirë Ministrinë e Jashtme se ministrat e kaluar. Ai përmendi qeverisjen VMRO-PDSH në vitet 2006-2008, kur sipas tij, partia maqedonase doli kundëlr vullnetit të votuesve shqiptarë. Kjo e ka dëmtuar edhe më shumë këtë proces sipas tij.

“Këtë mandat e kemi si obligim dhe besoj se jemi duke e menaxhuar shumë më mirë se shumë ministra të kaluar, të cilët në një lloj mënyre jo që kanë punuar për integrim në BE, por  kanë provokuar që mos të ndodhë integrimi. Ju e dini se VMRo-DPMNE me Shkupi 2014, me përmendoret e ndryshme, me provokimet të cilat i bënte, më shumë na largonte nga procesi eurointegrues dhe VMRo me lëvizjet e saj, siç i bëri ashtu edhe e gjeti”, tha mes tjerash Kadrija në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share