Gjenden dy turistët e bllokuar në malin e Korabit, pritet të transportohen me helikopterin e KFOR

Ministria e Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton se ka nisur operacioni për shpëtimin e dy turistëve që u bllokuan pranë malit të Korabit.

“Strukturat Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit janë angazhuar në orët e para të mëngjesit për të vlerësuar mënyrën e ndërhyrjes, për shkak të terrenit të vështirë. Në këto momente po fillon operacioni i shpëtimit, me tërheqje nga lartësia, në bashkëpunim edhe me KFOR”, njoftoi Peleshi.

Për kërkimin e dy turistëve zviceranë, të bllokuar pranë malit të Korabit, u nisën 7 forca të policisë së rendit, 2 forca të policisë kufitare dhe disa banorë të zonës së njësisë administrative Kala e Dodës. Dy turistët u gjetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë, korrespondenti Neki Feta thotë se aktualisht në vendngjarje ka mbërritur një helikopter i KFOR, i cili pritet t’i transportojë drejt Spitalit të Traumës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share