Vildan Saliju: Të përgatitim ekipin që do të jetë në krye të detyrës

Anëtari në Ligën e dytë republikane të futbollit vendor klubi i futbollit  Arsimi, nga Çegrani pjesën e parë të kampionatit 2023/2024  e përfundoi në pozitën e katër pasi nga  15  ndeshjet e zhvilluara  ka shënuar 7 fitore 2 barazime dhe 6  humbje me gol-averazh 27-15  duke  grumbulluar 23 pikë, që paraqet një befasi në aspektin pozitiv.                                                                                                               Këto rezultate të klubit të futbollit Arsimi  kanë  detyruar drejtuesit e  klubit  që për pjesën pranverore të jenë edhe  më të përgatitur por edhe më sy çel në çdo aspekt. Pikërisht  për këtë drejtuesit e klubit në bashkëpunim me stafin teknik kishin vendosur që të bëjnë përgatitje cilësore dhe njëherit të freskojnë ekipin me lojtar të ri.

Përgatitjet i filluam më 10 janar, të gjitha fazat përgatitore do të zhvillohen në terrenet vendore dhe janë planifikuar edhe 5 ndeshje kontrolluese, varësisht nga kushte atmosferike që në mënyrë konstante të përgatitim ekipin që do të jetë në krye të detyrës për ndeshjet e sezonit pranveror. tha trajneri Vildan Saliju dhe shtoiPoashtu në ekip kemi edhe  afrime  siç është rasti me  sulmuesin anësor Albin Ramadanin nga Voska Sport dhe portieri Arsim Sulejmani, ndërsa ditëve në vijim do të zyrtarizohen dhe dy-tre përforcime shumë cilësore” tha ai.

 Saliu gjithashtu theksoi se është tepër i kënaqur  me punë e fazës së parë, me disiplinën  dhe  angazhimin e të gjithë o lojtarëve që dëshmon qartë se  ekipi   nga Çegrani në pjesë pranverore të kampionatit  do të jetë konkurruese  për kreun e tabelës. Në ndeshjen e  javës së 16-të, Arsimi është nikoqire e  ekipit të Novacit, më 18 shkurt  kur edhe  starton  pjesa  pranverore e kampionatit në Ligën e dytë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share