PARABURGIM 30-DITOR PËR TË DYSHUARIN
Vrasje makabër në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit. Një 28 vjeçar nga Shkupi dyshohet se në shtëpinë e tij, më 18 janar, gjatë dhunës familjare, me paramendim ka vrarë gjyshen e tij – thuhet në detajet e publikuara nga Prokuroria e Shkupit.
“Sipas të dhënave të para, ai e ka sulmuar gjyshen, duke e goditur në kokë dhe qafë, më pas e ka ngulfatur” – thonë nga PTHP – Shkup.
Nga PTHP Shkup njoftojnë se për shkak të rrezikut që I dyshuari të arratiset, të ndikojë ndaj dëshmitarëve ose të kryejë vrasje tjetër, Prokurori Publik gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale – Shkup, ia ka dorëzuar propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit.
Gjykatësi, sic njoftojnë nga Prokuroria, ka pranuar propoziimin dhe të dyshuarit I është caktuar paraburgimi prej 30 ditëve. /KlanMacedonia/