Nesër ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks në Maqedoni

Nesër (19 janari) është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks në RMV.

MPPS njofton se nesër shënohet festa e Epifanisë.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e RMV-së (“Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 21/98 dhe 18/07), 19 janar 2024 (e premte), Epifania (Vodici), është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e besimit ortodoks për festën e Epifanisë”, thuhet në njoftim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share