Futboll: Sot në Strumicë, zhvillohet ndeshja kontrolluese Bellasica – Gostivari

Klubi i futbollit Gostivarit vijon përgatitjet sipas plan programit të stafit teknik që drejtohet nga trajneri Ismail Atalan. Pas tre ditëve të para në Gostivar, ekipi në fundjavë ka udhëtuar në Strumicë ku është duke zhvilluar një pjesë të fazën e parë përgatitore.

Në kuadër të kësaj faze ashtu siç e paralajmëroi trajneri Atalan, ditën e parë të përgatitjeve se me se do të zhvilloj një ndeshje kontrolluese ditën e hënë, tani më është konfirmuar se kundërshtari I pare është Bellasica e Strumicës ku do të kenë mundësit të inkuadrohen të gjithë futbollistët që janë disponim të Ismail Atalan, Ndeshja kontrolluese Bellasica – Gostivari do të zhvillohet sot, te stadiumi “Bllagoja Istatov” në Strumicë.

Ndërkohë nga ekipi i Gostivarit janë zyrtarizuar 7-të largimet si Remzifaik Selmani, Fatjon Jusufi, Emran Ramadani, Goba Zakpa, Yannick Nkurnziza, Pepi Georgjiev dhe Mihajllo Manevski. ndërsa përforcimi i vetëm aktualisht është portiere turk Erten Ersu.

Ekspedita e Gostivarit nga data 17 janar deri më 3 shkurt fazën përgatitore do ta zhvillon në Antalia të Turqisë ku edhe do të zhvillon disa ndeshje kontrolluese. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share