MEXHITI: OFERTA JONË ËSHTË QË T’I BASHKANGJITET OPOZITËS SHQIPTARE
Aleanca për Shqiptarët është e “mirëseardhur” edhe për Frontin Evropian edhe për Lidhjen për Ndryshim Evropian, dy koalicione që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojnë si rivale politike. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, partia e të cilit prin koalicionit e frontit evropian, sot duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth pozicionimit të Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme, tha se alternativa e vetme e shtetit tonë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe të gjithë ata që janë për këtë, janë të mirëseardhura në koalicionin.
“Unë kam folur disa herë edhe me zotërinë Taravari edhe me zotërinë Ahmeti dhe me një numër të partnerëve tanë të koalicionit dhe vendimet do të merren në pajtueshmëri me atë që e tregojnë analizat, në përputhje me atë që presin partitë politike dhe kuptohet në përputhje me programet që ata i kanë”, tha Dimitar Kovaçevski.
Nga ana tjetër, edhe Izet Mexhiti nga Lidhja Evropiane për Ndryshim tha se ASH-ja është e “mirëseardhur” t’i bashkëngjitet frontit opozitar shqiptar.
“Oferta jonë është që t’i bashkangjitet opozitës shqiptare për ta sjellë që pritet nga qytetarët, sidomos nga Aleanca për Shqiptarët është themeluar është ngritur mbi politikat anti BDI dhe këtë e flasin edhe anketat e tyre, ku mbi dy e treta e votuesve, anëtarësisë së ASH-së e duan bashkimin me opozitën shqiptare”, tha Izet Mexhiti.
Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka sjell vendim të prerë se me cilin koalicion do të garojë në zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë, numri një i partisë, ditëve të fundit ka bërë disa postime të cilat opinioni i ka ndërlidh me pozicionimin e mundshëm të ASH për koalicionim. Ndërkohë edhe nga BDI edhe nga LEN -i thonë se janë në bisedime me këtë parti./KlanMacedonia