Osmani: Bllokimi i rrugës drejt BE-së, arsye për rritjen e sundimit të së drejtës

KOVAÇEVSKI: NËSE DIKUSH ËSHTË NË PRESION LE TË FLAS ME EMËR DHE MBIEMËR

Pas kritikave të djeshme të ambasadorit holandez Dirk Jan Kop të shprehura gjatë takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti se, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është i kërcënuar nga rënia e vazhdueshme e sundimin e së drejtës në vend, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani tha se, bllokimi i rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian është arsyeja direkte për pamundësinë në vend që të arrijmë standardin evropian të sundimit të së drejtës.

“Në bisedat e mia me ambasadorin holandez kemi dy dallimet thelbësore konceptuale. Ai vlerëson se ne mundemi të arrijmë standard evropian të sundimit të së drejtës edhe pa negociata me BE-në. Nga njëra anë, disa e lexojnë atë si kompliment, nga ana tjetër, disa e lexojnë si ulje të presionit për zgjerim të BE-së, të cilin dikush mund të thotë se është qëllim keq se, Holanda është e njohur për mungesën e disponimit për zgjerim”, deklaroi Bujar Osmani.

Ambasadori holandez drejtoi kritika edhe për sistemin gjyqësor, duke thënë se është i papranueshëm ndikimi politik ndaj pozicionit të kryetarit të Gjykatës Supreme. Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me këtë temë, tha se nëse dikush është nën ndonjë presion nga kushdo qoftë, duhet ta thotë atë me emër dhe mbiemër.

“Është në rregull qëndrimi i ambasadorit. Por, vlerëson se, nëse ka presion, ai duhet të tregojë me emër dhe mbiemër”, tha Dimitar Kovaçevski.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar të mërkurën me ambasadorin Holandez, Dirk Jan Kop. Sipas njoftimit të BDI-së, në këtë takim janë diskutuar ndikimet e lindjes në rajon, sundimin e ligjit dhe reformat si dhe rëndësinë e integrimit europian./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share