9 MILION EURO NGA ITF PËR USHTRINË E MAQEDONISË
Armata e Maqedonisë së Veriut do të marrë pajisje në vlerë prej 9 milion euro nga Fondi Europian i Paqes. Ministrija e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ambasadorin e BE-së Dejvid Gir dhe drejtor i ITF-Slloveni, Tomazh Lovrençin, përmes së cilës do të sigurohen mjete për Batalionin e këmbësorisë së Armatës. Sipas ministres Petrovska, me pajisjet e reja, rriten edhe më tepër standardet e Armatës si anëtare e NATO-s.
“Këto mjete do të shfrytëzohen për pajisje logjistike, pajisje mjekësore, sisteme komunikuese informatike, kapacitete zbuluese, pajisje inxhinerike dhe pajisje për realizimin e trajimeve.ë e gjithë kjo pajisje është dedikuar për grupin e lehtë të batalionit këmbësorik dhe do të përdoret vetëm nga ky njësi i armatës”, tha Sllavjanka Petrovska.
Ambasadori Dejvid Gir tha se BE do i ndihmojmë Armatës të jetë sa më efikase, me çka do të mund të kontribuojmë me rritjen e pjesëmarrjes në operacionet paqeruajtëse.
“Pse e bëjmë këtë? E bëjmë këtë për shkak të faktit se Maqedonia e Veriut u dëshmua në përkushtimin e saj në qëllimet tona të përbashkëta, dhe harmonizimin e saj me politikën mbrojtëse evropiane dhe ky vend e koordinoi kontributin e saj përmes dhënies së resurseve të saj njerëzore. Këtu bëhet fjalë në misionin e BE-së në Bosnjë e Hercegovinë – ALTEA, misionin në Republikën Qendrore Afrikane si dhe pjesëmarrja në kontributin e Forcave të dedikuara mjekësore të Ballkanit si rezultat i Fondit Evropian paqësor”, tha Dejvid Gir.
Ndërsa drejtor i ITF-Slloveni, Tomazh Lovrençin, deklaroi Fillimi i këtij projekti do të forcojë sigurinë e RMV-së, rajonit si dhe sigurinë globale. Ai shtoi se ky instrument i ri për herë të parë në rajon aplikohet për herë të parë në Maqedoninë e Veeriut dhe do të jetë një shembull i mirë që duhet ta njekin edhe vendet e tjera./KlanMacedonia