Maqedonia e Veriut e përfundoi vitin 2023 me inflacion prej 9.4% – ka njoftuar Enti Shtetëror për Statistika, pwrcjell KlanM.
Rritje më e madhe e çmimeve është shënuar tek ushqimi, shërbimet hotelerike, mobiljet. Vërehen harxhime në rritje edhe për transportin ajror, aranzhmanet turistike, veshmbathjet dhe prodhimet farmaceutike.
Për dhjetorin 2023 krahasuar me dhjetorin 2022, siç përcjell KlanM, inflacioni është 3.6%. Edhe gjatë kësaj periudhe më shumë janë shtrenjtuar prodhimet ushqimore, perimet, prodhimet konditore.
Në përpjekje për ta kontrolluar inflacionin, shteti ka “ngrirë” çmimet e prodhimeve themelore të ushqimit dhe ka vazhduar masën deri në fund të janarit.
Nga Qeveria presin që këtë vit të stabilizohet inflacioni, por institucione ndërkombëtare financiare paralajmërojnë se edhe këtë vit mund të ketë “shoke” të çmimeve./KlanMacedonia