Garat e Kupës së Botës në skijim kanë vazhduar edhe sot në Kranjska Gora të Sllovenisë në disiplinën e sllallomit, ku ka dominuar sllovakja Petra Vlhova e cila triumfoi me rezultatin 1:47.62 minuta, para gjermanes Lena Durr për 72 qindtat, ndërsa e treta në podium doli skiatorja amerikane.
Për skiatoren sllovake Petra Vlhova ishte kjo fitorja e tretë në disiplinën e sllallomit në sezonin 2023/2024. AJ Hurt e SHBA-së përfundoi në vend të tretë me 15 qindtat e sekondës më të dobët se pozita e dytë.
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike favoritja e kësaj gare amerikania Mikaela Shiffrin, kaloi një portë në fillim të vrapimit të saj të parë, duke i dhënë fund garës në Kranjska Gora.
Rezultatet e 10-të skiatioreve më të mira në Kranjska Gora
1. Petra Vlhova (Sllovakia) 1:47.62
2. Lena Dürr (Gjermania) +0.72
3. AJ Hurt (SHBA) +0.87
4. Camille Rast (Suedia) +1.17
5. Paula Moltzan (SHBA) +1.23
6. Sara Hector (Suedia) +1.38
7. Katharina Liensberger (Austria) +1.53
8. Chiara Pogneaux (Franca) +1.68
9. Katharina Huber (Austria) +1.76
10. Michelle Gisin (Zvicra) +1.96/KlanMacedonia