Një sulm raketor rus ka vrarë 11 persona, përfshirë pesë fëmijë, në qytetin lindor të Ukrainës, Pokrovsk.
Guvernatori i rajonit, Vadim Filashkin, tha se raketat “S-300” kanë goditur qytetin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Armiku po godet në mënyrë cinike civilët, duke u përpjekur të sjellë sa më shumë mjerim në tokën tonë”, është shprehur ai.