Ndotja e ajrit në kryqytetin e Maqedonisë së Veriut përkeqësohet gjatë muajve të dimrit
Shkupi, është mbuluar nga smogu i dendur.
Sipas të dhënave të cilësisë së ajrit kryqyteti I Maqedonisë së Veriut është renditur si qyteti më i ndotur në Evropë .
“Ajri në Shkup, si çdo vit, është katastrofë. Tani jemi në periudhën e dimrit kur kemi edhe ndotje më të madhe”.
“Ne e ndodhemi në të njëjtin situatë çdo vit; ku nuk kemi masa reale për zgjidhjen e problemit dhe shpesh dëgjojmë justifikime nga ata që janë në detyrë për të ndryshuar dhe zgjidhur këtë çështje.”
Industria e rëndë dhe termocentralet e qymyrit janë shkaktarët kryesore të ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut .
Megjithatë,situata gjatë muajve të dimrit përkeqësohet për shkak se përdorimi i sobave të drurit dhe makinave rritet gjatë muajve të ftohtë.
Autoritet në Maqedoninë e Veriut kanë punuar për vite me radhë për të lënë qymyrin, por planet u vonuan në vitin 2021 kur Evropa u përball me një krizë energjetike për shkak të luftës në Ukrainë dhe Shkupit iu desh të rihapte termocentralin me qymyr në fshatin Oslomej për të reduktuar importet e energjisë elektrike./KlanNews
GAZETARE: XHUANA LIKA