VMRO-DPMNE-ja opozitare ka ironizuar sot me ngjarjet e një dite më parë, ku ish ministrit dhe kryetarit aktual i degës së BDI-së në Çair nuk iu caktua masa e paraburgimit për dhunën në M-NAV, ndërsa siç thuhet, ish drejtori i DAP nga BDI, është lënë të arratiset nga arresti shtëpiak, përcjell KlanM. Me këtë sipas VMRO-së, është përmbushur edhe një tjetër standard evropian i koalicionit LSDM-BDI.
“Një tjetër standard i përmbushur nga fronti evropian LSD-BDI, rrahësit e M-NAV të liruar pa paraburgim, drejtorin e BDI-së nga DAP e lanë të arratisej nga burgu. Është skandaloze që rrahësit e BDI-së pas sulmit në M-NAV dhe shpërndarjes së shuplakave dhe shqelmave, gjykata i liroi pa paraburgim, vetëm me masa parandaluese. Në ato masa nuk thuhet se atyre u ndalohet të kthehen në institucionin ku e kanë kryer krimin, që do të thotë se rrahësit e BDI-së të ndihmuar nga LSD mund ta përsërisin krimin në çdo kohë. Në të njëjtën kohë, një zyrtar i BDI-së është liruar nga arresti shtëpiak. Kjo është një tjetër arritje e madhe e koalicionit evropian LSD-BDI. Mosndëshkueshmëria e krimit të LSD-së dhe BDI-së demonstrohet çdo ditë. Prandaj jeta në Maqedoni nuk ka qenë kurrë më keq”, thuhet në reagimin e VMRO-së./KlanMacedonia