Lidhja Europiane për Ndryshim bojkoton Kuvendin, derisa nuk zgjidhet anëtari i tyre në KSHZ

Lidhja Europiane për Ndryshim prej sot nuk do të marrë pjesë në Kuvend derisa të zgjidhet anëtari i KSHZ-së nga Opozita Shqiptare, infromon Klan M.

”Nga sot do ta bojkotojmë punën në Kuvend derisa të vijë në rend dite anëtari ynë i KSHZ-së. Sot jemi këtu të deklarojmë se durimi jonë është nga fundi ne i apeluam kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi që mos ta uzurpojë të drejtën e opozitës që të jetë e përfaqësuar në KSHZ, por përkundër kësaj BDI shpik pengesa si të krijojë parakushte për manipulimin e procesit zgjedhor në mënyrë që ta zbusë humbjen që do t’i ndodhë më 8 maj” – tha Safije Sadiki nga Lidhja Europiane për Ndryshim. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share