Sot (01.05.2024) në fshatin Dobrejci të Strumicës, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Strumicës kanë privuar nga liria D.K.(45) nga fshati Dobrejci.
“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet marihuanë dhe një shiringë me lëng të zi”.
“Personi është ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.