Koreja e Veriut lëshon 200 predha artilerie në kufi me Korenë e Jugut

Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë se 200 predha artilerie në brigjet e saj perëndimore, drejt ishullit Yeonpyeong që i përket Koresë së Jugut.

Seuli e ka konsideruar “akt provokues” këtë veprim të shtetit komunist dhe e ka dënuar.

Pas gjuajtjeve me artileri nga Koreja e Veriut, edhe ushtria e Koresë së Jugut urdhëroi banorët e ishullit në kufi që të strehohen përpara se bënte stërvitje me zjarr të drejtpërdrejt.

Predhat e artilerisë të lëshuara nga Veriu nuk hynë në territorin e Koresë së Jugut, por ranë në zonën midis dy vendeve.

Në vitin 2010 kur Koreja e Veriut qëlloi me artileri drejt ishullit Yeonpyeong të Koresë së Jugut, vrau 4 persona.

Ky incident vjen disa muaj pasi Koreja e Veriut pezulloi një marrëveshje ushtarake që kishte me Jugun për përmirësimin e marrëdhënieve.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share