Në dokumentat e gjykatës ka një listë të figurave të njohura që ishin klientë të milionerit amerikan
Një gjykatë amerikane publikoi një sërë dokumentesh gjyqësore më parë sekrete në lidhje me milionerin Jeffrey Epstein, që vrau veten në 2019 ndërsa priste gjyqin mbi akuzat për trafikim seksual.
Mediat sociale kanë qenë të mbushura me postime që spekulonin se dokumentet do të përfshinin një listë të njerëzve të pasur dhe të fuqishëm që ishin “klientë” ose “bashkëpunëtorë” të milionerit Epstein.
Princi Andrew i Britanisë së Madhe dhe Bill Clinton janë ndër figurat e njohur të përmendur në dokumentet e gjykatës amerikane. Emra të tjerë në dokumente përfshijnë këngëtarin Michael Jackson dhe magjistarin David Copperfield.
Dokumentet tregojnë dëshminë e një grua, e cila thoshte se Princi Andreë i Britanisë e preku në pjesët intime në shtëpinë e Jeffrey Epstein-it në Manhatan në vitin 2001. Incidenti, i cili është raportuar më parë dhe Princi Andrew e ka mohuar, ishte ndër detajet e zbuluara në dokumentet e publikuara Një dokument tjetër përshin edhe dëshminë e dhënë nga Johanna Sjoberg, viktimë e Epstein.
Ajo tha se miliarderi amikerian kishte thënë se ish-presidentit amerikan i pëlqenin vajzat e reja.
Dhjetëra gra e kanë akuzuar milionerin Jeffrey Epstein se ai i ka detyruar vajza të mitura t’i ofrojnë shërbime seksuale atij dhe mysafirëve të tij në ishullin privat në Karaibe dhe në shtëpitë e tij në Nju Jork, Florida dhe Nju Meksiko.
Emrat e më shumë se 150 personave të përmendur në një padi nga Virginia Giuffre, një nga akuzueset më të njohura të Jeffrey Epsteinit, u mbajtën sekrete për vite me radhë derisa një gjykatëse federale vendosi muajin e kaluar se nuk kishte asnjë justifikim ligjor për t’i mbajtur ato sekrete.
Klan News