Tetë fitore tԯ vendasve dhe vetë një fitore të ekiupieve mysafire është epilogu i xhiros sЍ 18-të në Euroligën e baskertbollit të meshkujve ku skuadra e Real Madrid vazhdon kryesimin e vetmnuar me 16 fitore e 2 humbje para Virtus Bolgma që ka 13 fitore e 5 humbje dhe në pozitën e tretë është Barcelona që ka 12 fitore e 6 disfata.
Ndeshje më interesante e javës së 18-të në Euroligën e basketbollit ishte ajo mes dy skuadrave gjigante të Spanjës, Barcelona – Real Madridi e cila përfundoi me fitoren e katalonasve me rezultatin 93-78. Te Barcelona lojtari më efikas ishte
Jan Vesely i cili realizoi 27 pikë e 4 kërcime, ndërsa te Real Madridi më efikas ishin Džanan Musa me 19 pikë 3 kërcime e 2 asiste si dhe Mario Hezonja i cili reallizoi 16 pikë 5 kërcime e 2 asiste.
Vlenë të përmendet se fitoren e vetme në xhiron e 18-të e ka shënuare Crvena Zvezda në përballjen me Fenerbahçen në Stamboll me rezultatin 85-76.
Tetë skuadrat që pretendojnë play off-in jan♪7 Real Madridi, Virtus Bolgma, Barcelona, Maccabi Tel Aviv, Panatinaikos, Olympikaosi, Monaco dhe Partizani.
Java e 18 e Euroligës, rezultatet:
Barcelona – Real Madrid 83 – 78
Baskonia – Panathinaikos 75 – 73
Virtus – Bayern 85 – 83
Valencia – Anadolu Efes 93 – 88
Partizan – Lyon-Villeurbanne 90 – 77
Olympiakos – Milano 79 – 74
Maccabi Tel Aviv – Monaco 93 – 83
Zalgiris Kaunas – Alba Berlin 77 – 71
Fenerbahce – Crvena Zvezda 76 – 85