Miteva: Për shtatë vite, vetëm 20% rritje e BPV-së

VMRO – DPMNE vazhdon të akuzojnë pushtetin se nuk ka menaxhuar mirë me ekonominë e shtetit dhe se është në gjendje më të keqe se kurdoherë. Zëdhënësja e partisë, Marija Miteva tha se, për 7 vite të LSDM-së në pushtet, Maqedonia ka ngecur pas gjitha vendeve të rajonit. Sipas saj, nga viti 2017 deri në vitin 2023 rritja e BPV-së për kokë banori është vetëm 20%, ndërsa te të gjitha shtetet e tjera nga rajoni është 50%.

“Pushteti gënjeu se inflacioni është i importuar, ndërsa jemi dëshmitar se kemi 50% inflacion më të madh se eurozona, ku gjenden partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë. Derisa në Maqedoni jetohet më keq se para 7 viteve, sot në Maqedoni jetohet më keq nga të gjitha vendet në fqinjësi nga Bosnjë e Hercegovina deri në Shqipëri” – tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO – DPMNE-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share