ESSH: 2023-ta viti me më pak martesa dhe divorce!

Në vitin 2023 është zvogëluar numri I martesave në Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht është ulur edhe numri i divorceve – percjell KlanM raportin e Entit Shtetëror për Statistika.

Sipas raportit, në 12 muajt e kaluara janë bërë 12.882 martesa apo 3.4% më pak se në vitin 2022.

Më së shumti martesa janë bërë në gusht – 1.861, më pak në nëntor – 761.

Kufiri i moshës i çifteve bashkëshortore gjatë martesës është nga 25 deri 29 vjeç, kurse kufiri i moshës gjatë divorcit 30 deri 34 vjeç.

Mosha mesatare e martesës së parë është 27.4 për nusen dhe 29.9 për dhëndrin.

Edhe numri i divorceve këtë vit shënon ulje në krahasim me vitin e kaluar. Njoftohet për 1.613 divorce.

Më pak divorce, sic njofton KlanM, kanë ndodhur në gusht – 38, kurse më shumë gjatë marsit – 195.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share