Nata e vitit të ri: Qytetarët – në shtëpi me ”sofër” modeste!

1 JANARI DITË JOPUNE – NË 2024 TETË FUNDJAVA TË ZGJATURA

Edhe pak na ndajnë nga ndërrimi i motmoteve, e qytetarët tanimë u janë drejtuar tregjeve.

Por, shporta konsumuese e dhjetorit peshon 56.552 denarë apo 920 euro. Kjo do të thotë se një familjeje katëranëtarëshe me dy të punësuar me rrogë minimale, i mungojnë edhe 16.000 denarë për të mbuluar nevojat themelore.

Andaj, nuk befasojnë përgjigjet e qytetarëve se “sofra” e vitit të ri, ka për të qenë modeste.

“Kemi mbushur torbat me aq sa kemi mundësi, kështu thonë qytetarët që sot kishin dalur në treg për të bërë pregaditjet për natën e vitit të ri. Shumica prej tyre tani më veçse kishin vendosur që atë ta presin në shtëpij”

“Aq sa kemi aq do harxhojmë gjithçka që duhet blejtëm, vitin e ri do e presim në shtëpi me familjen”.

“Aq sa kam,në shtëpi nuk patëm mundësi të shkojmë diku tjetër”.

“Ashtu modest, modest deri tani pesë mijë për vitë të ri, në shtëpi do e presim ashtu sepse kisha plan në Ohër por për arsye të parave nuk munda”.

“Shumë gjithçka është rritur por megjithatë duhet që të blejmë diçka normale do harxhohemi pak”.

“Vetëm aq sa na duhet , nuk edi as edhe çfarë të marrë çfarë jo”

Por, me festat e fundvitit edhe Shkupi, frymon ndryshe. Pavarësisht kritikave në adresë të Qytetit të Shkupit, për zbukurimin e kryeqendrës, ndjehet atmosfera festive në Shkup.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i një viti të ri, e qytetarët të cilët takuam thonë që zbukurimet dhe atmosfera e mirë nuk mungon as edhe këtë vit.

“Shumë qendra e bukur me zbukurimet me drita shumë bukur, bukur ka qenë gjithmonë por këto 10 vitet e fundit është rregulluar shumë mua më pëlqen si qytet, ka rregullime është ashtu siç duhet të jetë qendra kryeqyteti i një shteti”.

“Tani erdha dhe shohë se u paska zbukuruar shumë bukur për vitin e ri edhe tani ka një atmosferë më ndyshe në prag të vitit të ri, në Ohër  kudo që të shkosh në ndonjë qytet tjetër ka atmosferë të tillë por me sa e shoh këtu është mjaft bukur”.

“Qendra e Shkupit është shumë e bukur edhe kam shumë dëshirë të vijë këtu për vitin e ri, atmosfera kështu me drita është detaliste shumë bukur”.

“Atmosfera është e shkëlqyeshme të gjithë e duam Shkupin por duhet të ketë edhe diçka më speciale sepse dihet është qytet i madh dhe vijnë njerëz nga jasht vitin e kaluar ishte më bukur andaj mendoj se duhet të ketë edhe diçka më speciale sepse vijnë njerëz prej shumë larg”.

Në qendër nuk mungonin edhe turistët e huaj të cilët kishin zgjedhur Shkupin për ta pritur dhe festuar natën më të harreshme të vitit.

“Është mirë ka dekorime të ndyshme është vërtetë shumë bukur është për t`u shijur, ne do të festojmë me shokë dhe erdhëm për të parë sheshin”.

“Është bukur unë sapo kam ardhur. Herën e kaluar kur isha qëndrova 4 muaj këtu, vërtetë është bukur edhe vitin tjetër isha këtu festuam, të shohim edhe këtë vit si do jetë”.

“Shumë bukur, unë sapo erdha mbrëmë dhe do të jem këtu përgjatë javës së vitit të ri deri tani është mrrekullueshëm”

Autoritetet e vendit kanë bërë thirrje që festat e vitit të ri të kremtohen me përgjegjësi dhe pa përdorimin e mjeteve piroteknike.

1 Janari 2024 do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët.

Por, jo vetëm kaq!

Në vitin 2024 do të ketë 8 fundjava të zgjatura. Prej gjithsejt 11 ditëve jopune, tetë bien të premten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën ose janë të dielën dhe konform ligjit për ditë jopune transferohen për të hënën. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share