Sot në Tetovë, ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare drejtori i përgjithshëm i klubit të futbollit Voska Sport, Enver Sulejmani. I ndjeri Enver Sulejmani u varros në varrezat e qytetit në Tetovë ku morën pjesë numër i madh i njerëzve në mesin e të cilëve ishin delegacioni i FFM-s, delegacioni nga Federata e Futbollit të Kosovës që e kryesonte presidenti Agim Ademi, përfaqësues të klubeve të futbollit Shkëndija, Voska Sport dhe Renova dhe klube e tjera, përfaqësuese nga Lidhjet futbollistike të Tetovës, Gostivarit, Kërçovës edhe punëtor të shumtë sportive nga e gjithë RMV-ja, Kosova dhe Shqipëria.
Enver Sulejmani ishte punëtorë shumë vjeçarë në futboll. Një ndër ndërtuesit e Shkëndijës së famshme që do ngritej deri në elitë në vitet e 90-ta, më vonë pjesë e Renovës që fitonte kampionatin e Kupën, nga viti 2013 bëhet shqiptari i parë i emëruar zëvendës sekretar gjeneral i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ku qëndroi deri në pension, derisa vdekja e gjeti si Drejtor Gjeneral i FC Voska Sport nga Ohri.